English

Vari veten në kasolle, vdes pas nëntë ditësh 14-vjeçari

Krujë, 3 gusht NOA - Luftoi me vdekjen për nëntë ditë me radhë por ditën e djeshme nuk ka mundur të mbijetojë duke dhënë shpirt.

Ky ishte fati i 14-vjeçarit i cili nëntë ditë më parë vari veten në kasollen pranë banesë së tij në një fshat të rrethit të Krujës.

G .Lloti 14-vjeç, ndërroi jetë sot në Spitalin Ushtarak ku po kurohej.

Nëntë ditë më parë i mituri kishte qenë në arë ku kishte mbledhur jonxhe me babin e tij hyri në kasollen e bagëtive dhe nuk doli më prej andej.

Kanë qenë prindërit e 14-vjeçarit të cilët e gjetën atë të varur.

Menjëherë ata bënë të mundur zgjidhjen e litarit dhe transportuan në spital djalin i cili jepte shenja jete.

Ai qëndroi për nëntë ditë në gjendje kome ndërsa sot mbylli sytë përgjithmonë.

Policia e cila u lajmërua për ngjarjen ende nuk ka mundur rrethanat e vërteta që kanë detyruar të miturin të tentojë t'i japë fund jetës.

k.k/NOA

KOMENTE