English

Vodhi 500 euro në makinën e kosovarit në plazh, kapet nga policia

Durrës, 3 gusht, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë kapur në flagrancë 20-vjeçarin Florian Murati, lindur në Kukës dhe banues në Durrës, pasi dyshohej për vjedhjen e shumës prej 500 euro në makinën e një kosovari.

Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se 20-vjeçari, i dënuar 3 herë më parë për veprën penale të "Vjedhjes", me arsim 2 klasë, i ka vjedhur 500 euro në automjetin e kosovarit Naser Sadria.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë prokurorisë për veprën penale të vjedhjes së parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE