English

Zbulohet identiteti i adoleshentëve që grabitën me thikë një Western Union

Pukë, 3 gusht NOA/UPDATE - Identifikohen adoleshentët që grabitën me thikë një Western Union paraditen e sotme në qytetin e Fushë-Arrësit të rrethit Pukë.

Lulëzim Kolgjokaj, 19-vjeç dhe Mikel N, 17-vjeç lindur e banues në qytetin Fushë-Arrës të Pukës janë arrestuar sot nga policia pasi akuzohen se të maskuar, kanë hyrë sot në ambientet e pikës së Western Union të këtij qyteti, duke kërcënuar me thike, punonjësen e kësaj pike, për t'i marrë forcërisht paratë.

Ata kanë arritur të marrin rreth 100 Euro dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit të Policisë Puke dhe efektivët tanë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore e proceduriale.

Kapja autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur rreth 2 orë pas ngjarjes.

Në momentin e kapjes dy autoreve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës material sendet e përdorura për kryerjen e kësaj vepre penale, armë të ftohtë thikë, dy maska dhe sasia e lekëve të vjedhur.

Dy adoleshentët akuzohen për veprat penale të "Vjedhjes me dhunë, e kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta".

k.k/NOA

KOMENTE