Fier, 3 gusht NOA - Banorët e komunës Ballagat në qarkun e Fierit kanë votuar dje për kreun e ri të saj duke shpallur fitues kandidatin e Partisë Demokratike Sherbet Sharka.
Numërimi i votave tregoi në orën e para të ditës së sotme se me shumicë votash prej 1060 ka fituar detyrën e kryetarit të komunës së Ballagat, Sherbet Sharka.
Për kreun e komunës Ballagat konkurruan, Partia Demokratike të përfaqësuar nga Sherbet Sharka dhe Partia Socialiste me kandidat Neshat Sharka. ‘
Zgjedhjet e pjesshme lokale në komunën Ballgat u zhvilluan pas shkarkimit për abuzime me detyrën të ish-kryekomunarit Fatos Sharka.
k.k/NOA