Algjeri, 4 gusht NOA - Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë të kryer ndaj tyre nga një grup i armatosur.
Ngjarja ndodhi sot në Algjeri kur policia njoftoi se ishin vrarë katër persona pa bërë të ditur emrat e tyre.
Në drejtim të personave është qëlluar me armë zjarri duke i lënë ata të vdekur në vend.
Sipas dëshmitarëve policia tha se ka qenë një grup personash të armatosur të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të katër personave.
Nga hetimet paraprake policia lokale tha se personat e armatosur dyshohet të jenë pjesëtarët e grupit "Tadmait", ndërsa ende nuk është bërë e mundur kapja e tyre.
k.k/NOA