Korçë, 4 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, 27-vjeçarin Stjuard Bardhoshi, banues në Korçë.
Kjo pasi ai duke drejtuar mjetin e tij tip benz me targë KO6299B në hyrje të qytetit të Korçës në vendin e quajtur ‘Globo', ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe për pasojë është aksidentuar bashkëshortja e tij  Afërdita Bardhoshi, e cila ndodhet në spital në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA
Â
Â