Iran, 4 gusht NOA - Tre të dënuar për përdhunim janë varur sot në Iran.
Dënimi me varje u dha disa kohë më parë nga Gjykata Iranit, për tre të burgosurit të cilët akuzoheshin për përdhunim.
Vendimi i gjykatës u ekzekutua ditën e sotme me varjen e tyre.
Tre të burgosurit ishin në pritje të ekzekutimit ndërsa ndodheshin në qeli prej disa vitesh.
Vetëm tre ditë më parë tre të burgosur të tjerë të akuzuar për trafikim droge u varën pasi gjykata e Iranit kishte vendosur t'i dënonte ata me varje.
Ndërsa gjatë këtij viti janë ekzekutuar 195 të dënuar me varje për vepra penale të ndryshme.
k.k/NOA