Romë, 4 gusht, NOA - Kompanitë Enel dhe EDF do të krijojnë një sipërmarrje të përbashkët për zhvillimin e energjisë bërthamore në Itali. Kjo u njoftua përmes një deklarate të përbashkët nga dy gjigantët e  energjisë.
Fillimisht, detyra e parë që u ngarkohet këtyre dy kompanive është ajo e kryerjes së studimeve të fizibilitetit për ndërtimin e të paktën katër centraleve bërthamore me teknologjinë e avancuar të gjeneratës së tretë EPR, ashtu siç kërkohet me Memorandumin e Mirëkuptimit nënshkruar nga Enel dhe EDF 24 shkurt mes Italisë dhe Francës në samitin e Romës.
Sipas Fulvio Conti, përfaqësues i ENEL, kjo është një mundësi, e cila përbën një kontribut unik në ringjalljen e ekonomisë së vendit tonë, krijimin e vendeve të punës dhe në zhvillimin e punëve të specializuara.
Ndërsa, për kryetarin dhe shefin ekzekutiv të EDF, Pierr Gadonneix, me krijimin e përbashkët të kësaj "venture'', shënohet një hap vendimtar që konfirmon suksesin e bashkëpunimit në mes të EdF dhe Enel, e cila filloi në vitin 2007 me ndërtimin e reaktorit EPR Flamanville në Normandi.
n.e/NOA
Â