Tiranë, 4 gusht NOA - Një foshnje e vdekur është gjetur paraditen e sotme në një kazan plehrash.
Kanë qenë disa kalimtarë të rastit të cilët kanë vënë re foshnjën në kazanin e plerahve pranë maternitetit "Kiço Gliozheni" në kryeqytet.
Menjëherë u lajmërua policia e cila mbërriti pranë kazanit të plehrave iku ishte hedhur foshnja.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se pranë foshnjës është gjetur dhe kartela e lindjes së tij, ndërsa dyshohet se ka vdekur në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar prindërit e foshnjës ndërsa janë marrë në pyetje mjekët e maternitetit.
Policia ka sekuestruar kartelën e lindjes së foshnjës, ndërsa dyshohen se ajo mund të jetë hedhur nga prindërit.
k.k/NOA