Holandë, 4 gusht NOA - Gripi i derrave shënon viktimën e parë në Holandë.
Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë sot në një spital në Holandë ku po kurohej pasi rezultoi i infektuar nga virusi A/H1N1.
Autoritetet Shëndetësore të Holandës bënë të ditur se adoleshenti ishte paraqitur në spital me simptomat e njëjta të ato të gripit të derrave.
Pas kryerjes së analizave rezultoi se 17-vjeçari ishte infektuar nga virusi A/H1N1, duke u mbajtur nën masa të rrepta mjekësore.
Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve adoleshenti ka gjetur vdekjen duke shënuar kushtu dhe viktimën e parë nga gripi i derrave në Holandë.
k.k/NOA