English

Ish-kreu i PDK së Shkodrës Aleks Keka, shpallet qytetar nderi i komunës Kastrat

Shkodër, 4 gusht, NOA - Eshtë shpallur qytetar nderi i komunës së Kastratit, ish-kreu i degës së Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, Aleks Keka.

Nga ana e saj, selia e PDK e ka cilësuar si një akt vlerësimi të pashembullt që i bëhet përfaqësuesit të saj nga këshilltarët e kësaj komune, të cilët i ka cilësuar si të papërzjerë me politikën.

Kujtojmë se ish-kreu i Partisë Demokristiane në Malësisë së Madhe, Aleks Keka. U ekzekutua përmes një atentati me eksploziv.

Ngjarja që ndodhi në një rrugë në hyrje të Shkodrës, në datën 18 qershor, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit, ngjalli shumë debate në fushën e politikës.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE