Kavajë, 4 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë kryer arrestimin në flagrancë të 30-vjeçarit Bledar Bilbili, lindur dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye pasi dy ditë më parë është kapur në flagrancë në kompleksin "Delsa" në Golem të Kavajës, nga shërbimet e policisë, ku pas informacioneve në rrugë operative gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 52.8 gr bimë narkotike "Cannabis Sattiva".
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. n.e/NOA
Â