English

Kërcënoi një grua me armë, pas kallëzimit bie në prangat e policisë

Tiranë, 4 gusht, NOA - Forcat policore kanë kryer arrestimin në flagrancë të 27-vjeçarit Gentian Ruka, lindur në Laç dhe banues në Yzberisht.

Arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij, ka depozituar një kallëzim penal një gruaje e cila deklaron se është kërcënuar në banesë, me armë nga shtetasi i lartpërmendur.

Pas kapjes së tij dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë ju gjetën një pistoletë tip "TT", dhe dy krëhëra me 15 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. U kryen veprimet proceduriale, materialet do tii kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve" dhe "kanosjes", parashikuar nga nenet 278/2/3 dhe 84 të Kodit Penal. n.e/NOA

KOMENTE