English

Konflikti për pronën mes kushërinjve plagoset një person

Krujë, 4 gusht NOA - Konflikti për pronën për pak i ka kushtuar jetën një personi i cili u qëllua me armë nga dy kushërinjtë e tij.

Ngjarja ndodhi sot pasdite në fshatin Kroje e Madhe të Krujës, kur është qëlluar me armë Pëllumb Kanani.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të plagosjes.

Sipas policisë dyshohet se Kanani u qëllua nga d6y kushërinjtë e tij Islam dhe Ardit Kanani të moshës 21 dhe 18-vjeçarë.

Mësohet se ngjarja ndodhi pas një sherri për motive pronësie mes kushërinjve.

I plagosuri u transportua në spital nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

k.k/NOA

Â

KOMENTE