Tiranë, 4 gusht NOA - Vetëm pak ditë pas rekomandimit që Avokati i Popullit i dërgoi Bashkisë së Tiranës për zhurmat akustike në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ka reaguar policia Bashkiake e cila vetëm gjatë dy netëve të fundit ka vendosur 14 gjoba.
Avokati i Popullit i shpjegoi Bashkisë së Tiranës se një diplomat i huaj i cili banonte në zonën e ish-Bllokut në Tiranë si dhe disa qytetarë të tjerë ishin ankuar për zhurmat e orëve të vona të natës që lëshonin lokalet në këtë zonë duke shtuar se vetëm pak metra larg një lokali ndodhej automjeti i policisë Bashkiake i cili nuk reagonte.
Rekomandimi i avokatit të Popullit ka vënë në lëvizje policinë Bashkiake e cila ka ndërmarrë një aksion në zonën e ish-Bllokut gjatë netëve të fundit.
Ata u kanë kërkuar pronarëve të lokaleve t'i mbajnë ato hapur deri në orën 23:00 ose të përdori silenciator për muzikën pas orës 23:00 të mbrëmjes, por edhe pas këtyre paralajmërimeve kanë qenë të paktën 14 lokale që nuk kanë zbatuar urdhrin duke marrë edhe gjobë.
k.k/NOA