English

Prej 15 gushtit, patentat Shqiptare funksionale edhe në Itali

Itali, 4 gusht NOA - Patentat shqiptare tashmë do të njihen edhe në Itali.

Më datë 15 gusht të këtij viti pritet që Italia të njohe patentën shqiptare, rrjedhojë kjo e marrëveshjes dypalëshe sipas së cilës shtetasit shqiptarët të pajisur me patentë në vendin e tyre do të kenë mundësi të drejtojnë mjetet me të njëjtën leje edhe në Itali.

Marrëveshja e nënshkruar më 27 tetor të vitit 2008 do të nis funksionimin e saj pikërisht më 15 gusht të këtij viti.

Në këtë akt-marrëveshje thuhet se "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për konvertimin e lejeve të drejtimit të automjeteve", nënshkruar më 27 tetor 2008, do të hyjë në fuqi zyrtarisht më 15 gusht 2009 dhe do të zgjasë 5 vjet.

Ndërkohë që një nga pikat e marrëveshjes lejon, shtetasit shqiptarë të cilët janë rezident në vendin fqinj të marrin një patentë të këtij shteti pa pasur nevojë për të kryer teori apo praktikë por vetëm në sajë të patentës së vendit të tyre.

k.k/NOA

KOMENTE