English

PS, Beqja: Jemi të shqetësuar për situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi

Tiranë, 4 gusht NOA - Partia Socialiste ka reaguar sot nëpërmjet përfaqësuesit e saj Ilir Beqja, për situatën ekonomike që po kalon vendi.

"Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh sot shqetësimin e saj për situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi.

Të gjithë sektorët e ekonomisë ndjehen në vështirësi.

Të gjithë sektorët e ekonomisë në gjysmën e parë të vitit 2009 kanë punuar  më pak se vitin e kaluar.

Në sektorin e industrisë sipërmarrësit nuk po shfrytëzojnë gati 40 % të kapaciteteve të tyre prodhuese.

Edhe sektori i ndërtimit po punon nën stres sepse po shfrytëzon vetëm 63% te kapaciteteve" deklaroi sot Ilir Beqja.

Sipas tij, bujqësia do të ulë me disa herë ritmin e rritjes gjatë këtij viti, ndërkohë që prodhimi agroindustrial ka rënë me 7 për qind.

PS, parashikon një situatë të zymtë edhe në 6 muajt e dytë të vitit.

"Sipërmarrësit deklarojnë se nuk kanë plane të investojnë apo të rrisin numrin e të punësuarve.

Shqetësimin për situatën e vështirë ekonomike e kemi shprehur në mënyrë të përsëritur që në fillim të vitit.

Është detyrë e Partisë Socialiste të vazhdojë të denoncojë shurdhërinë e Sali Berishës, të cilit shqiptarët nuk ia dhanë votat për të qeverisur. Bashkë me qytetarët e Shqipërisë ne do të punojmë çdo ditë duke përdorur çdo mjet demokratik për t'ia shkurtuar ditët pushtetit jolegjitim të Sali Berishës" përfundoi Beqja.

k.k/NOA

Â

KOMENTE