English

Pushimet, porti i Sarandës pret dhjetëra emigrantë

Sarandë, 4 gusht NOA - Emigrantët po shfrytëzojnë të gjitha pikat e kalimit kufitar për tu kthyer në atdhe.

Kështu veç radhëve të gjata në portin e Durrësit, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës e Kapshticës, emigrantët kanë mbërritur edhe nëpërmjet portit të Sarandës. Terminali i shërbimit të përpunimit të pasagjerëve në këtë port, bën të ditur se numri i emigrantëve që kthehen për të kaluar pushimet verore pranë familjeve të tyre është trefishuar krahasuar me një vit më parë.

Por veç emigrantëve në Sarandë mbërrijnë edhe turistë të cilët qëndrojnë vetëm për një ditë.

Ndërkohë që bëhet e ditur se në portin e Sarandës nuk janë konstatuar radhë të gjata.

k.k/NOA

KOMENTE