Kinë, 4 gusht NOA - Murtaja shënon viktimën e tretë në Kinë.
Sipas autoriteteve të Kinës veriperëndimore, një person i tretë ka vdekur nga sëmundja e murtajës.
Mësohet se viktima e tretë është një 64-vjeçar i cili jetonte në qytetin Tibetian të Ziketanit në provincën Çinghai.
Më parë sëmundja e murtajës vrau dy burra të tjerë mes tyre një bari 32-vjeçar.
Ndërkohë që të afërmit e këtij të fundit janë shtruar në spital pasi dyshohet se kanë të njëjtën sëmundje.
Janë të paktën nëntë persona të cilët po kurohen. Autoritetet e kanë vënë nën karantinë qytetin prej 10 mijë banorësh për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. k.k/NOA