English

Sulmet terroriste, tetë raketa sulmojnë Kabulin, synohet aeroporti

Kabul, 4 gusht, NOA - Kryeqyteti i Afganistanit është goditur paraditen e sotme nga të paktën tetë raketa dy prej të cilave kanë arritur deri në Vazir Akbar Khan.

Kjo e fundit njihet si zona e ambasadave në këtë qytet dhe njëra prej këtyre raketave, sipas mediave vendase, ka shpërthyer jo shumë larg ambasadës amerikane që gjendet në Kabul.

Sipas informacioneve të para që ka dhënë ministria e Brendshme Afgane, derti tani mësohet se kanë vdekur dy persona nga këto sulme, për të cilat thuhet se tashmë synojnë të sulmojnë edhe aeroportin kryesor të vendit. Talebanët nga ana e tyre kanë paralajmëruar se paralajmërojnë se ky ishte vetëm fillimi dhe se ofensiva e tyre do të vazhdojë. Ata kanë bërë me dijeni se organizimi i këtyre sulmeve të njëpasnjëshme ka si qëllim të tregojë se qeveria nuk është e gatshme të garantojë sigurinë në Kabul, kur vendi vetëm pas dy javësh pritet të zgjedhjë presidentin e ri me votime.

n.e/NOA

KOMENTE