English

Tajlandë, avioni përplaset me kullën, vdesin 10 pasagjerë

Tajlandë, 4 gusht NOA - Një avion është përplasur me një kullë në Tajlandë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 pasagjerëve.

Ngjarja ndodhi sot në Tajlandë kur një avion i kompanisë "Bangkok" me 70 pasagjerë në bord është përplasur me një kullë të lartë.

Për pasojë avioni ka rënë në tokë. Në vendin e ngjarjes mbërritën autoambulancat si dhe policia.

Të paktën 10 pasagjerë u raportuan të vdekur ndërsa mes pasagjerëve kishte edhe të plagosur rëndë të cilët u transportuan ne spital.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e përplasjes së avionit me kullën.

k.k/NOA

KOMENTE