Kavajë, 4 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Albert Bajrami, 31 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar që në plazhin e Durrësit të vjedhë automjetin e një personi tjetër.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Bajrami, i dënuar edhe më parë për veprën e vjedhjes, dyshohet se në bashkëpunim me 27-vjeçarin Dorian Qafa dhe 30-vjeçarin Erald Qafa, është kapur në flagrancë në ambjentet e parkingut të disko "Rio" në plazhin e Golemit, duke tentuar të vjedhin automjetin tip "Benz", me targë V 942 MGY, në pronësi të një personi.
Bëhet e ditur se këta dy persona janë shpallur në kërkim nga policia pas identifikimit të tyre.
U kryen veprimet procedurale dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Kavajës, për veprën penale të "vjedhjes së mbetur në tentativë" në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.
n.e/NOA