Shkodër, 4 gusht NOA - Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka qenë sot në Bushat të Shkodrës ku ka marrë pjesë në inaugurimet e disa projekteve, ndërsa gjatë fjalës së saj ajo ka vënë theksin mbi bashkëqeverisjen me LSI gjatë mandatit të dytë.
"Ende nuk ka negociata me LSI" ka thënë Topalli e cila ka shtuar se së shpejti priten negocimet.
"Partia Demokratike ka merituara mandatin e dytë, qytetarët e kanë vlerësuar për atë që PD bëri në mandatin e parë.
Ka qenë një sfidë e madhe dhe unë jam e bindur që qeveria Berisha 2 do të funksionojë sepse kur Berisha 1 erdhi në pushtet në vitin 2005 situata ishte në vështirësi të madhe duke filluar nga korrupsioni i larë" u shpreh Topalli.
"Populli i dha përgjigjen e fundit PS-së në Ballagat. Si asnjëherë tjetër KQZ voton 7 me 0 rezultatin për të certifikuar zgjedhjet" tha më tej kryetarja e Kuvendit.
k.k/NOA
Â