English

Trafiku i organeve, Serbia i dorëzon KE provat, Prishtina mohon akuzat

Beograd, 4 gusht NOA - Këshilli Evropian ka marrë nga zyrtarët sebrë provat që sipas tyre vërtetojnë se ushtarët në Kosovë kanë trafikuar organet e serbëve të rrëmbyer.

Dik Martin i cili do të hetojë rastin ka mbërritur në Beograd dhe po shqyrton provat që serbët disponojnë dhe që akuzojnë ushtarët shqiptarë ëër trafikim organesh gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Ndërkohë nga ana tjetër autoritetet në Kosovë kanë mohuar akuzat e serbëve ndërsa shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar me këdo që është i interesuar të kryejë hetime të paanshme për zhvillimet gjatë luftës në Kosovë.

Sipas autoriteteve Kosovare, ish Ushtrisë Çlirimtare nuk janë përfshirë në trafik organesh të personave të zhdukur gjatë luftës.

k.k/NOA

KOMENTE