English

Vodhën një dyqan ushqimor, kapen në flagrancë dy të mitur

Tiranë, 4 gusht, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë vënë në pranga dy të mitur, të dyshuar si autorë të vjedhjes së një dyqani.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, të cilat bëjnë me dijeni se dy personat e arrestuar janë M.U, 16 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë dhe O.K, 14 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një dyqan ushqimor.

U kryen veprimet procedurale dhe materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të "vjedhjes" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. n.e/NOA

KOMENTE