English

Arrestohet autori i vrasjes së 26-vjeçarit në Durrës, ishte pronari i lokalit

Durrës, 5 gusht, NOA / Update - Forcat e policisë së Durrësit arritën që në një kohë relativisht të shkurtër të identifikojnë dhe kapin autorin e vrasjes së 26-vjeçarit Emiljano Sula në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një nga lokalet e qytetit bregdetar.

Sipas të dhënave policore, ngjarja e rëndë ka ndodhur në mjediset e Buzuk "Coco Bongo", ku viktima për motive të dobëta është konfliktuar me pronarin e lokalit, Fundim Dedja.

Konflikti ka nisur me fjalë fyese si dhe janë goditur me grushte dhe më pas ka degraduar deri në përdorim të armëve jashtë ambjenteve të lokalit nga të dy personat e lartpërmendur.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur rëndë Emiljan Sula i cili ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spitalin rajonal të qytetit ku ishte dërguar për ndihmë mjekësore nga miqtë e tij.

Nga veprimet e kryera në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja që i përkasin kalibrave të ndryshëm 7.62 dhe 9 mm. Gjithashtu jane gjetur dhe sekuestruar dy armë automatik model 54 dhe pistoletë TT, të cilat do t'i nënshtrohen ekspertimit balistik.

Vepra penale në ngarkim të 45-vjeçarit Fundim Dedja është "Vrasje me Dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje", parashikuar nga nenet 76 :278/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE