Durrës, 5 gusht NOA/UPDATE - Kërcimi i balerinave në një buzuk në qytetin e Durrësit duket se ka "çorientuar" 26-vjeçarin nga Lushnja, Emiljano Sula i cili nuk ka qëndruar indiferent por ka filluar t'i ngacmojë ato.
Të paktën kështu shprehen burimet policore të cilat tregojnë se ngacmimet e Sulës ndaj balerinave do të shkaktonte dhe një sherr mes tij dhe pronarit të lokalit i cili përfundoi me vrasjen e të riut nga Lushnja.
Ora shënonte 3:30 e mëngjesit të sotëm kur Emiljano Sula ndodhej në një buzuk në qytetin e Durrësit, ku dyshohet të jetë tërhequr nga balerinat ndaj dhe ka nisur t'i ngacmojë ato.
Veprimet e tij kanë rënë në "sy" të personelit të lokalit të natës të cilët kanë reaguar menjëherë.
Por as pas paralajmërimit të personelit, Sula dyshohet se nuk është bindur gjë e cila ka detyruar nipin e pronarit të lokalit Sajmir Mema 32-vjeç të debatojë me klientin Sula.
Ata kanë dalë në ambientet e jashtme të lokalit ku dhe pas fjalëve të ndërsjella kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushte.
Në këtë moment dyshohet se 26-vjeçari ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar por plumbat nuk kanë prekur asnjë person.
Pas të shtënave ka dalë menjëherë pronari i lokalit Fundim Dedja i cili ka qëlluar me armë në drejtim të klientit të tij, Emiljano Sula duke e lënë të plagosur rëndë.
I plagosuri u transportua në spitalin e Durrësit por ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas.
Ndërkohë forcat e policisë së Durrësit të sinjalizuara për ngjarjen mbërritën menjëherë pranë lokalit për të zbardhur rrethanat dhe autorët e krimit.
Burime zyrtare nga policia thanë se vetëm pak orë më pas u zbulua se autori i dyshuar i vrasjes së të riut ishte pronari i lokalit Fundim Dedja i cili u arrestua.
Bashkë me të u prangos edhe nipi i tij Sajmir Mema pasi njëra nga armët e gjetura në vendngjarje tip-automatik i përkiste atij.
Policia ka marrë në pyetje disa persona në cilësinë e dëshmitarëve për të sqaruar me saktësi motivet e kësaj ngjarjeje.
k.k/NOA
Â
Â
Â
Â
Â
Â