Tiranë, 5 gusht NOA - Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në banesën e një qytetari.
Efektivat e komisariatit të policisë nr.2, çuan në qeli ditën e djeshme 22-vjeçarin Dritan Musa, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Burime nga policia thanë se ndalimi i tij u krye pasi nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se dyshohet të jetë autor i vjedhjes së shumës së parave 1600 euro, në banesësn e një shtetasi.
Sipas policisë provat e administruara në vendin e vjedhjes çuan në qeli 22-vjeçarin vendndodhja e të cilit u lokalizua falë informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia.
Dritan Musa u arrestua nën akuzën e "vjedhjes" dhe dosja në ngarkim të tij i kaloi prokurorisë.
k.k/NOA