Berat, 5 gusht NOA - Lumi Osum në Berat i ka marrë jetën një 13-vjeçar sot në mesditë.
Ngjarja ndodhi sot në vendin e quajtur "Ura e Re" në Berat kur një i mitur është futur në lumin Osum për tu larë por nuk ka dalë dot i gjallë.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë konstatuar 13-vjeçarin të përpëlitej në lumë duke detyruar atë futën me shpejtësi për t'i shpëtuar jetën.
Ka qenë e kotë ndihma e dëshmitarëve të cilët kanë nxjerrë të vdekur nga lumi, të miturin.
Sipas tyre ai kishte hyrë ë një vend të thellë të lumit ku dhe ka gjetur vdekjen.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e mbytjes së 13-vjeçarit trupi i të cilit u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme.
k.k/NOA