English

Bill Klinton liron gazetaret e SHBA, negocion me sukses në Korenë e Veriut

Phenian, 5 gusht, NOA - Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, ka arritur të ketë sukses në misionin e tij diplomatik në Korenë e Veriut, duke negociuar me autoritetet e këtij vendi mbi fatin e gazetarëve amerikane të burgosura, Laura Ling dhe Euna Lee, të cilat janë dënuar me 12 vjet punë të detyruar.

Bëhet e ditur se që të dyja gazetaret amerikanë u liruan nga Koreja e Veriut dhe u nisën për në atdhe të shoqëruar nga ish-presidenti Bill Klinton, i cili ndërmjetësoi lirimin e tyre. Gazetaret Laura Ling dhe Euna Li pritet të mbërrijnë sot në Los Anxheles të Kalifornisë. Ato u arrestuan në muajin qershor nën akuzën se kishin hyrë ilegalisht në vend nga Kina dhe ishin dënuar me 12 vjet punë të detyruar.

Sipas autoriteteve koreane, dy gazetaret amerikane mendohet se kanë hyrë në Korenë e Veriut në mënyrë të paligjshme nga Kina në muajin mars dhe u cilësuan "fajtore për veprime armiqësore". Ato ishin duke bërë kërkime për historinë e refugjatëve në momentin kur u arrestuan.

Lirimi i tyre erdhi pas bisedimeve të djeshme në Phenian midis udhëheqësit koreano verior Kim Jong Il dhe ish presidentit amerikan Bill Klinton.

n.e/NOA

KOMENTE