Korçë, 5 gusht, NOA - Policia e Korçës ka marrë njoftimin se në malin në afërsi të fshatit Dishnicë është gjetur një person i vdekur, i paidentifikuar dhe trupi tij kishte filluar të dekompozohej.
Me marrjen e informacionit u formua grupi hetimor dhe u shkua në vendin e ngjarjes ku u konstatua se mbi një shkurre gjendet trupi i një personi në dekompozim e sipër.
Për njohjen e kufomës është bërë njoftimi i familjarëve dhe pas njohjes së kufomës rezultoi se trupi i personit i gjetur në këtë vend i përket 76-vjeçarit Rakip Veizi, banues në Korçë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore për këtë ngjarje rezulton se ai ka vdekur nga shkaqe natyrale dhe nuk kemi të bëjmë me vdekje kriminale.
n.e/NOA