English

Kapet hajduti i pastiçerisë, bashkëpunëtori largohet për në Greqi, shpallet i kërkuar

Përmet, 5 gusht, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë bërë kapjen e 20-vjeçarit Julian Xhanari, lindur dhe banues në Përmet, pasi në bashkëpunim me një person tjetër, kanë vjedhur me thyerje në qytetin e Përmetit, pastiçerinë e A.A, ku kanë vjedhur 2 aparate celular dhe një shumë prej rreth 50.000 mijë lekësh të reja.

Sipas forcave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, kapja dhe ndalimi i këtij personi u bë pasi u arrit të dokumentohej me prova ligjore se autorët e kësaj vjedhje janë shtetasit e lartpërmendur.

Kapja e tij u bë në një lokal në qytetin e Përmetit në bashkëpunim me forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Përmet, ndërsa bashkëpunëtori E. Jaupi, pas kryerjes së veprës penale është larguar në shtetin grek dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një nga celularët e vjedhur në pastiçeri, të cilin e kishin shitur autorët e vjedhjes në një pikë servisi celularësh në Përmet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

KOMENTE