English

Kombet e Bashkuara verifikojnë vijën kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës

Shkup, 5 gusht, NOA - Organizata e Kombeve të Bashkuara ka verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, duke ndihmuar në këtë mënyrë në zgjidhjen e kësaj problematike, e cila jo rrallë herë përmendet ne qarqet e politikës së këtyre dy vendeve.

"Përshkimi i kufirit ka përfunduar me sukses dhe është verifikuar edhe nga Kombet e Bashkuara", la njoftuar lidhur me një fakt të tillë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme maqedonase, Petar Çulev.

Sipas tij, tashmë shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedonaso-kosovar për ndarjen e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit . "Mënyra se si është shënuar vija kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, mund të shërbej si një shembull i mirë për zgjidhjen e çështjeve të këtilla edhe në vende të tjera" nënvizoi Çulev.

Në këtë mënyrë, ai ka përgënjeshtruar fjalët që kanë dalë se Maqedonia do të kërkojë ndihmën e Gjykatës ndërkombëtare, për të zgjidhur çështjen e kufirit me Kosovën.

NOA-INA

KOMENTE