Bridgeville, 5 gusht NOA - Një tragjedi e paralajmëruar më parë në internet nga një burrë është ekzekutuar mbrëmë prej tij.
Një 48-vjeçar nga Bridgeville, kishte lajmëruar më parë për një dhunë të tmerrshme që do të kryente në një palestër femrash.
Ai ka startuar planin e tij mbrëmë në një palestër femrash ku vetëm pak minuta pasi ka hyrë në ambientet e brendshme të palestrës ka zbrazur një karikator me plumba duke lënë të vdekur tre femra dhe ka plagosur nëntë të tjera.
Pasi ka zbrazur 52 plumba në të gjitha palestrën ndërsa femrat dergjeshin një e nga një në dyshemenë e palestrës, autori ka qëlluar më pas veten.
Masakra ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Bridgeville ku policia raporton katër të vdekur dhe nëntë të plagosur mes tyre dhe autorin e dyshuar të tragjedisë.
Sipas policisë mësohet se kohë më parë autori kishte shkruar në një faqe interneti "Vdekja jeton" ndërsa statusi i tij ishte "Asnjëherë i martuar".
Ai në një faqe interneti paralajmëronte se do të dhunonte barbarisht gra dhe ato do t'i gjente në një palestër.
Autoritetet policore identifikuan sot autorin e vrasjes si Sodini, banor i Scott Toënship. Ndërsa tri femrat e vrara janë përkatësisht Heidi Overmier, 46-vjeçe Elizabeth Gannon, 49-vjeçe dhe Jody Billingsley 38-vjeçe.
Rreth 4610 fjalë janë regjistruar në faqen e internetit në emër të Sodinit me anë të cilave tregonte itinerarin e planit të tij.
Autoritetet nuk bënë publike menjëherë ngjarjen që i përkiste Sodinit
"Po të kisha kontrollin e jetës sime do të isha i lumtur por për 30 vjet nuk e kam pasur" thuhej në faqen e Sodinit.
k.k/NOA