Tiranë, 5 gusht NOA- Një sherr banal dyshohet të ketë qenë shkaku që ka çuar në vrasjen e një 48-vjeçari nga "dora" e vëllait të tij.
Krimi ndodhi mbrëmë në Tiranë kur Ahmet Vathi 50-vjeç dyshohet të ketë qëlluar me levë vëllain e tij Zyrdi Vathi duke e plagosur rëndë.
Në gjendje të rënë 48-vjeçari është transportuar për në spital po ka gjetur vdekjen vetëm pak orë më vonë.
Ndërkohë që e sinjalizuar për ngjarjen forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.
Sipas policisë mes dy vëllezërve ka nisur një sherr për motive të dobëta gjë e cila është në hetim, dhe pas fjalëve të ndërsjella 50-vjeçari ka marrë një levë dhe ka goditur disa herë vëllain e tij dy vjet më të vogël.
Oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në policinë e kryeqytetit çuan në qeli vetëm pak orë më pas autorin e dyshuar të krimit Ahmet Vathi i cili do të merret në pyetje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
k.k/NOA