Tiranë, 5 gusht NOA - Shfrytëzon pasaportën e djalit të saj për të kaluar ilegalisht një fëmijë 8-vjeçar drejt Francës arrestohet 32-vjeçarja.
Në zonën e Tranzitit në aeroportin kombëtar "Nënë Tereza" është arrestuar nga policia, Miranda Gomes, 32-vjeç, banues në Tiranë, me kombësi Shqiptare e shtetësi Franceze.
Sipas policisë, masa e arrestit ndaj u mor, sepse dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
Ajo dyshohet se duke qenë rezidente në Francë e pajisur me pasaportë France, dyshohet se ka ndihmuar të kalojë një fëmijë 8- vjeçar, duke e përdorur për këtë qëllim pasaportën e djalit të saj, pasi dy fëmijët kishin shumë ngjashmëri, i cili ishte i pajisur me pasaportë Franceze.
Nga ana shërbimeve të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Rinas është bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e veprimeve të duhura hetimore dhe procedurale, për veprën penale të "Dhënie Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri"
Ndërkohë, policia po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
k.k/NOA