English

Ndalohet e shpallura në kërkim për ushtrim prostitucioni

Shkozet, 5 gusht, NOA - Policia e Durrësit ka ndaluar 23-vjeçaren B.R, lindur dhe banuese në Shkozet, me arsim 2 klasë pasi ndaj saj ekzistonte një urdhër ndalimi prej gjykatës së rrethit.

Sipas të dhënave të policisë, ndaj saj prokuroria kishte nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit 255 të gjykatës, e cila i ka dhënë masën "Arrest Burg" për veprën penale të "Prostitucionit" parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Mësohet se B.R, ka qenë e shpallur në kërkim nga drejtoria e Policisë së Durrësit me shkresën nr.891 dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE