English

Operacioni "Krehja 2009", asgjësohen 2435 bimë narkotike "canabis sattiva"

Krujë, 5 gusht, NOA - Në vijim të zbatimit të Plan-Veprimit "Për parandalimin, organizimin e punës për kryerjen e opercioneve policore për indentifikimin, asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike dhe ne zbatim të plan-operacionit të koduar "Krehja 2009" , nga efektivat policore të Krujës është bërë e mundur kapja e një sasie të re toke të mbjellë me bimën kanabis sattiva.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, u bë e mundur që në fshatrat Bruz- Zall dhe Mafsheq, në një terren të pyllëzuar toke, të gjenden 3 hapësira të ndara nga njëra-tjetra me një sipërfaqe prej 1980 metra katrore e mbjellë me 2435 rrënjë bimë narkotike "Cannabis Sativa", të cilat kishin një lartësi nga toka prej 60-220 cm.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale e gjithë sasia u asgjësua me perjashtim të tre rrënjëve, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme pranë Insitutit të Policisë Shkencore.

n.e/NOA

Â

KOMENTE