English

Pasuritë, reagon PD: Do hapim një llogari bankare për kryetarin e Bashkisë, është i varfër

Tiranë, 5 gusht NOA - Deklaratës së përfaqësueses së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, se Berisha, Topalli dhe PD-ja kanë pasuri marramendëse, i është kundërpërgjigjur vetëm një orë më pas zëdhënësja e PD-së e cila rendit pasurinë dhe "nderet" e Edi Ramës karshi biznesmenëve.

"Zonjushëza Spiropali me sa duket ka marrë për mision avokatinë e humbësit të madh Edi Ramës për qytezën Delijorgji, për 70 % e lejeve të dhëna studiove të Shkrelit dhe Eftimit, objekt i hetimit të Komisionit Parlamentar.

Avokatët e Kryetarit mandat prerë të Partisë Socialiste përpara së gjithash të përgjigjen se çfarë e shtyn Z.Rama të japë leje dhjetëra katëshe ndërtimi mbi monumente kulture qindravjecare si Varri i Dervish Pashës ku po ndërton Fideli apo Ura e Tabakëve ku po ndërton Dashnori?

Turpi është për z.Rama dhe Fidelët e Dashnorët e tij" deklaroi Erla Mëhilli.

"Turpi është për z.Rama që tallet me shqiptarët dhe deklaron se pasuria e tij është në limitet e varfërisë. Z.Rama në deklaratën e depozituar ka deklaruar se ka 400.000 lekë të vjetra të kursyera nga paga në llogarinë e tij bankare.

Pra praktikisht z.Rama deklaron se ka në llogari aq sa ka pagën mujore një punonjës i thjeshtë në bashkinë e tij" shtoi më tej Mëhilli.

Sipas saj Partia Ddemokrtatike është e gatshme të hapë një llogari bankare për kryetarin e bashkisë që strehohet në kullën e Myslym Pezës dhe fton të gjithë shqiptarët të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për të zbutur varfërinë e skajshme të z.Rama.

k.k/NOA

Â

KOMENTE