English

Piu fotoksinë e rënduar psikologjikisht, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Durrës, 5 gusht, NOA - Eshtë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak 17-vjeçarja Klodiana B. lindur në Mat dhe banuese në fshatin Rrushkull të Sukthit.

Nga veprimet e para hetimore, deklarimet e marra nga mjekët e spitalit dhe babait të saj,  rezulton se Klodiana B. në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar medikamentin vdekjeprurës "Fotoksinë" në banesën e saj.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Materialet do t'i kalohen prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vetëvrasjes" parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

KOMENTE