Lezhë, 5 gusht, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Blinishtit në Lezhë, ku kreu i saj, Jak Zhupa ka mbetur i plagosur pas një goditje me armë zjarri.
Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, mësohet se Jak Zhupa është qëlluar me pistoletë nga një bashkëfshatar i tij, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Forcat policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur direkt hetimin duke bërë të mundur identifikimin e autorit.
Pistat e para që qarkullojnë mbi ndodhinë e rëndë mësohet të jenë ato që kanë lidhje me detyrën që ka Zhupa dhe pista e dytë është ajo e një grindje të çastit.
n.e/NOA