Durrës, 5 gusht NOA - Pushuesi lahej i qetë në det ndërsa nuk diktoi asgjë se një 20-vjeçari i vodhi çantën në shezlon dhe se policia e kishte kapur dhe po e kërkonte atë që t'i kthente çantën.
Gjithçka ka ndodhur mesditën e sotme në te Shkëmbi i Kavajës në Durrës, kur Maksim Plaku 20-vjeç lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz Tiranë u kap nga patrulla e policisë në momentin që sapo kishte kryer vjedhjen e çantës së një pushuesi dhe po largohej me shpejtësi
Punonjësit e policisë e kanë kapur menjëherë 20-vjeçarin i cili mbante në dorë çantën e vjedhur prej tij.
Pasi kanë nisur drejt komisariatit autorin e vjedhjes, efektivat e policisë kanë nisur kërkimet për të gjetur pronarin e çantës që u vodh i cili lahej i qetë në det.
Vetëm kur policia i ka kthyer çantën atëherë ka diktuar pushuesi se ç'kishte ndodhur.
Sipas policisë ka qenë vetë pushuesi Geg N.24-vjeç banues në zonën e Bathores në Tiranë i cili ka bërë identifikimin e sendeve të vjedhura, 4500 lekë të reja 2 aparate celularë si dhe çelësat e makinës të cilat ndodheshin brenda në çantë, më pas ka bërë kallëzim penal ndaj 20-vjeçarit Maksim Plaku.
Sipas policisë 20-vjeçari është ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë të cilët policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Gjithashtu policia dyshon se i arrestuari mund të jetë autori i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në zonën e plazhit në Durrës.
k.k/NOA
Â