Krujë, 5 gusht, NOA - Policia e Krujës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen të kenë qëlluar me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtimë që i rrezikonin jetën, 37-vjeçarin Pëllumb Kani.
Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, tre personat e arrestuar janë
Ardit Kani, Islam Kani dhe Lumturie Kani, që të tre lindur dhe banues në fshatin Cudhi të Krujës.
Arrestimi i tyre u be per arsye se pas një konflikti të çastit, Ardit dhe Islam Kani kanë qëlluar me mjete të forta duke i shkaktuar dëmtime që i rrezikonin jetën, 37-vjeçarin Pëllumb Kani.
Gjatë konfliktit në fjalë, Lumturie Kani (bashkëshortja e Pellumbit) ka marrë një armë automatik nga shtëpia e saj dhe ka shkuar të ndihmojë Pëllumbin, por ajo është çarmatosur nga Islam Kani.
Në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilesinë e provës materiale një automatik model 56,i kalibrit 7.62 m/m me nr.4221436.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal për Islam dhe Ardit Kani, e "Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal për Lumturie Kani.  Â
n.e/NOA