English

Posedonte kartëmonedha 2 mijë lekëshe false, ndalohet nga forcat e policisë

Pogradec, 5 gusht, NOA - Policia e Pogradecit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të Hysen Xhaferit, 61-vjeç, pasi posedonte një sasi kartëmonedhash 2 mijë lekëshe.

Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se ky person është kapur në flagrance nga forcat e Policisë së Pogradecit në një njësi tregtare në pronësi të Julian Tonas me kartëmonedha me një shumë prej 2000 lek të cilat dyshohen se janë të falsifikuara dhe që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e policisë u kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Falsifikimit të monedhave", parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal dhe materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

KOMENTE