Teheran, 5 gusht, NOA - Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad nis sot zyrtarisht mandatin e tij të dytë si kryesuesi i këtij shteti.
Sot ai betohet në parlament përmes një ceremonie solemne betimi dhe ky moment mund të cilësohet në mënyrë zyrtare si nisja e mandatit të tij të dytë si president i Iranit, megjithëse nga ana e tyre, mbështetësit e opozitës kanë paralajmëruar sërish për protesta.
Pas ceremonisë së betimit, Ahmedinedjad ka dy javë kohë për të emëruar kabinetin e tij, i cili pastaj duhet të miratohet nga ligjvënësit që po bëhen gjithmonë e më skeptikë ndaj tij.
n.e/NOA