Tiranë, 5 gusht NOA - Â Përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka bërë të ditur se pasuritë e Sali Berishës, Jozefina Toapllit dhe PD-së janë marramendëse.
"Turp dhe trishtim njëkohësisht, që Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe PD, u duhet të shpifin kaq shumë për të mbuluar diellin me shosh!
Deklarimet e pasurisë familjare të Sali Berishës janë marramendëse dhe pas tyre fshihen pasuri të padeklaruara edhe më marramendëse, para të zeza me të cilat u ble shumë varfëri fshatrave edhe në 28 qershor, dhe të cilat janë ogurzeza për demokracinë.
Sali Berisha flet për Shqipërinë dhe pasuron vetëm familjen e tij, e cila sot e ka kapur shtetin si asnjëherë më keq. Ndërsa akuzat për të ashtuquajturat pasuri të Edi Ramës do ti shkojnë gjykatës, duke e ftuar Sali Berishën të paraqesë provat" tha Spiropali.
k.k/NOA