English

Zonat turistike, policia vendos masa për ankesat e qytetarëve ndaj zhurmave

Tiranë, 5 gusht, NOA - Nisur nga ankesat e shumta të qytetarëve dhe shqetësimet e vazhdueshme të turistëve vendas dhe të huaj, që pushojnë në plazhet e vendit tonë, për ndotjen akustike (zhurma e diskove) tej normave të lejuara dhe jashtë orareve të përcaktuara, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka marrë masat për të siguruar një qetësi në të gjitha plazhet dhe zonat turistike.

Sipas burimeve zyrtare të këtij institucioni, të gjitha drejtoritë e policisë në qarqe dhe komisariatet e policisë, që në territoret që mbulojnë ka zona turistike, do të marrin masa që nga dita e hënë deri ditën e enjte pas orës 24.00 dhe për ditët e premte dhe e shtunë pas orës 02.00, të ndërpresin aktivitetet që krijojnë ndotje akustike në zonat turistike.

Për rastet e prishjes së qetësisë publike, të parashikuara nga neni 274 i Kodit Penal, do të kryhen veprimet proceduriale dhe materialet t'i kalojnë prokurorisë.

n.e/NOA

KOMENTE