English

ANSA dy ditë në grevë, gazetarët kundër planit të shkurtimeve nga kriza

Romë, 6 gusht, NOA - Agjencia shtetërore e Lajmeve Italiane, ANSA ka njoftuar se do të përfshihet në një grevë dyditore e cila nis që sot e përfshin edhe ditën e nesërme.

Kjo në shenjë proteste ndaj një plani të paralajmëruar organizativ në kuadrin e krizës ekonomike që ka përfshirë vendin, i cili u është bërë i njohur gazetarëve të ANSA.

Sipas tyre, një tjetër përdorim i metodës së shkurtimit të stafit gazetareske nuk do të ndihmojë për ta zgjidhur krizën e publikimit në vend dhe do të dëmtojnë seriozisht rolin, diversitetit dhe kualitetit të agjencisë.

Fakti gazetarët në vitet e fundit kanë vazhduar të punojnë në kushte gjithnjë e më e vështira, me një peshë me të madhe, iu duket atyre pa vend që të shoqërohet me reduktim të ri të stafit.

Nga ana e saj, kompania thotë se gazetarët nuk do të shkurtohen, por vetëm se plani i shpëtimit parashikon një sërë investimesh masive në përputhje me parashikimet e tregut në vitet e ardhshme.

n.e/NOA

Â

KOMENTE