English

Bomba në Jug të Afganistanit, vret 21 dasmorë

Afganistan, 6 gusht NOA - Një bombë ka shpërthyer në rrugë mbrëmë, në Jug të Afganistanit, duke lënë të vdekur të paktën 21 dasmorë.

Civilët po udhëtonin me një autobus për të marrë pjesë në një dasmë kur janë hedhur në erë nga një bombë e cila shpërtheu.

Autoritetet vendase numëruan 21 viktima në radhët e civilëve si dhe disa të plagosur.

Nuk dihen autorët e këtij sulmi por sipas gjeneralit afgan ky sulm është më i rëndi i ndodhi gjatë javëve të fundit në prag të zgjedhjeve presidenciale.

<
KOMENTE