English

Drejtuesi i motoçikletës humbet kontrollin, pëson dëmtime të rënda fizike

Koplik, 6 gusht, NOA - Në aksin rrugor Dedaj-Koplik të Malësisë së Madhe, pikërisht në vendin e quajtur fshati "Poice", të Malësisë së Madhe, 33-vjeçari Gëzim Delaj, ka humbur drejtimin e motoçikletës së tij pa targa.

Për pasojë, ka dalë nga rruga, duke rënë në pjesën anësore të saj. Si pasojë e daljes nga rruga, ky person ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe shtypje në pjesën e trupit.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në këtë spital, është dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar, aktualisht në gjendje kritike për jetën.

KOMENTE